Kërkohet drejtësi! Edhe nesër organizohen protesta për Frosinën…

Edhe nesër do të vazhdojnë protestat në Shkup pas vdekjes së 22-vjeçares Frosina Kullakova, e cila në mënyrë tragjike humbi jetën në bulevardin “Partizanska”. Dje, qindra qytetarë shprehën revoltën e The post Kërkohet drejtësi! Edhe nesër organizohen protesta për Frosinën… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 2, 2025 - 04:00
 0  2
Kërkohet drejtësi! Edhe nesër organizohen  protesta për Frosinën…

Edhe nesër do të vazhdojnë protestat në Shkup pas vdekjes së 22-vjeçares Frosina Kullakova, e cila në mënyrë tragjike humbi jetën në bulevardin “Partizanska”. Dje, qindra qytetarë shprehën revoltën e tyre, duke kërkuar drejtësi.

“Më sillni ndonjë letër të shoh, a është dënuar ndokush në këtë shtet? Të korruptuar, Të korruptuar”

Duke kërkuar drejtësi, dje protesta u shndërrua në marsh. Nga Salla Universale, para Kuvendit, Prokurorisë e deri te Gjykata penale.

“Dua drejtësi, duam drejtësi.

Kërkojmë përgjegjësi, kërkojmë përgjegjësi”

Me duar të “përgjakura” lanë shenja para ndërtesës së gjykatës.

“Burg për Vasilin, burg për Vasilin”

Tubim i qytetarëve u mbajt edhe në Negotinë.

“Kemi jo-sanksionim, përballemi me shkatërrim të plotë në shoqëri, ndërsa pasojat po i vuajnë fëmijët”, tha Todor Kullakov, babai  i Frosinës.

Shoferi 20 vjeç ka vozitur nën ndikim të alkoolit 130 kilometra në orë, nuk ka pasur leje për vozitje dhe kjo nuk është shkelja e tij e parë. Në dosjen e tij ka edhe një aksident tjetër trafiku dhe është gjykuar për posedim dhe shitje të marihuanës dhe kokainës. Në Maqedoni në nivel vjetor mbi 140 persona vdesin si pasojë e aksidenteve në trafik. Për nesër në ora 17 është paralajmëruar marsh protestues.

The post Kërkohet drejtësi! Edhe nesër organizohen protesta për Frosinën… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .