Pesë pyetje flakë, Jonuzi: Ka shqetësime për lirinë e shtypit dhe diversitetin e mendimeve…
Në intervistën: Pesë pyetje flakë në Flaka gazetari dhe themeluesi i portalit Press Online, Destan Jonuzi është pyetur për sfidat, primatet dhe perspektivën që kanë mediat online në Maqedoninë e The post Pesë pyetje flakë, Jonuzi: Ka shqetësime për lirinë e shtypit dhe diversitetin e mendimeve… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në intervistën: Pesë pyetje flakë në Flaka gazetari dhe themeluesi i portalit Press Online, Destan Jonuzi është pyetur për sfidat, primatet dhe perspektivën që kanë mediat online në Maqedoninë e Veriut, dhe me theks të veçantë ata në gjuhën shqipe.
Jonuzi, ndër pesë pyetjet e përzgjedhura, u pyet edhe nëse në Maqedoninë e Veriut ka apo jo media të privilegjuara nga ana e shtetit, në kuptimin e ndarjes së mjeteve financiare dhe subvencioneve?
“Po, ka pasur shpesh kritika në lidhje me ndikimin e shtetit në mediat në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë ndarjen e mjeteve financiare dhe subvencioneve”, shprehet Jonuzi, duke shtuar që: Kjo ka ndodhur në disa raste ku media të caktuara kanë marrë mbështetje financiare nga shteti, gjë që ka krijuar dyshime për ndikimin e mundshëm të qeverisë në përmbajtjen dhe pavarësinë e mediave.
“Në këtë mënyrë, mediat që mbështeten nga shteti mund të përjetojnë një presion të dukshëm për të mbajtur një linjë të caktuar editoriale ose për të favorizuar politikat e qeverisë. Kjo ka ngritur shqetësime për lirinë e shtypit dhe diversitetin e mendimeve në vend”, përfundon Jonuzi.
Në intervistën: 5 pyetje flakë në Flaka, Destani është përgjigjur edhe rreth çështjes së organizimit të mediave online në kuptimin e asociacioneve apo shoqatave që do të mbronin portalet nga konkurenca jolojale, diskriminimi institucional dhe përfshirjen ligjore.
Intervista me gazetait Destan Jonuzi në tërrësi do të pubikohet gjatë ditës së diel në Flaka.
The post Pesë pyetje flakë, Jonuzi: Ka shqetësime për lirinë e shtypit dhe diversitetin e mendimeve… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .