Kërkohet ekstradimi i shtetasit turk që u arrestua në Kosovës, si i dyshuar për vrasjen e Ahmet Mert Dogan në Shkup
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njofton se është kërkuar masa e paraburgimit ndaj shtetasit turk M.T. 25 vjeç, që është arrestuar në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit turk, 22-vjeçarit Ahmet Mert Dogan në Çarshinë e Shkupit, në natën e Vitit të Ri, dhe plagosjen e Q.E. 23 vjeç, gjithashtu nga Turqia, përcjell […]
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njofton se është kërkuar masa e paraburgimit ndaj shtetasit turk M.T. 25 vjeç, që është arrestuar në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit turk, 22-vjeçarit Ahmet Mert Dogan në Çarshinë e Shkupit, në natën e Vitit të Ri, dhe plagosjen e Q.E. 23 vjeç, gjithashtu nga Turqia, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se me kërkesën për masën e paraburgimit, do të nisë edhe procedura për ekstradimin e të dyshuarit në Maqedoninë e Veriut.
Në lidhje me: Arrestohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e shtetasit turk në Çarshinë e Shkupit
“Në natën e Vitit të Ri, në një kafe-bar në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i dyshuari 25-vjeçar me banim në Tetovë ka nisur një debat me dy shtetas të tjerë turq, 22 dhe 23 vjeç, prej të cilëve njëri banor në Shkup dhe tjetri në qytetin gjerman Essen. Pas debatit, të dy të dëmtuarit së bashku me persona të tjerë shkuan drejt sheshit, por pasi nuk gjetën taksi, u kthyen përsëri drejt Çarshisë dhe kaluan pranë të njëjtit kafe-bar. Gjatë ritakimit me të dyshuarin, debati vazhdoi, dhe ai nxori thikën me të cilën i shkaktoi katër goditje në kraharor dhe zemër të dëmtuarit Ahmet Mert Dogan, i cili vdiq në vendngjarje. Me një goditje tjetër, i shkaktoi dëmtim trupor – plagë nga thika në shpinë – personit tjetër të dëmtuar, me qëllim që ta privonte edhe atë nga jeta, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Gjatë ditës së djeshme u ndërmorën disa veprime për sigurimin e provave, u urdhërua obduksioni ndaj të ndjerit, u morën gjurmë për ekspertizë, u zhvilluan intervista me disa persona, dhe u siguruan edhe pamje nga kamerat e sigurisë për identifikimin e të dyshuarit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.