Nëna e saj në luftë me kancerin, Beatrix Ramosaj ndan sfidën e jetës me ndjekësit: Ti do ia dalësh mami!
Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira të jetës së saj: luftën me kancerin. Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se ka përfunduar kimioterapinë e parë, duke rrëfyer se ndonëse ndihet e lodhur fizikisht, zemra e saj është […]


Antigona Ramosaj, nëna e këngëtares së njohur Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira të jetës së saj: luftën me kancerin.
Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se ka përfunduar kimioterapinë e parë, duke rrëfyer se ndonëse ndihet e lodhur fizikisht, zemra e saj është plot falënderim dhe dashuri për mbështetjen e marrë.
“Po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime”, shkruan Antigona, duke falënderuar miqtë, familjarët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mesazhe, lutje dhe fjalë inkurajuese.
Ajo thekson se arsyeja e vetme pse ka zgjedhur ta bëjë publike këtë përvojë është për të ndërgjegjësuar vajzat dhe gratë që të mos neglizhojnë kontrollet mjekësore, edhe kur shqetësimet duken të vogla.
Reagimi i saj u shoqërua menjëherë me fjalë shumë prekëse nga vajza e saj, Beatrix Ramosaj.
Këngëtarja e përshkroi nënën si forcën dhe heroinën e jetës së saj, duke theksuar qëndrueshmërinë e saj shpirtërore edhe në momentet më të vështira.
“Edhe kur dhimbja mundohet ta rrëzojë, ajo zgjedh të buzëqeshë”, shkruan Beatrix, duke shtuar se forca e nënës së saj është më e madhe se çdo stuhi.
Reagimi i plotë i Beatrix Ramosaj: