Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. “Ta harrojnë. Nuk ka për të ndodhur. Belinda Balluku mund ta hajë Vitin e Ri […]

dhjetor 26, 2025 - 12:30
 0
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gazment Bardhi, tha se socialistët po përpiqen të pengojnë drejtësinë për të luftuar korrupsionin, duke mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Ta harrojnë. Nuk ka për të ndodhur. Belinda Balluku mund ta hajë Vitin e Ri në shtëpi, por ju siguroj që nuk do t’i shtyjë ditët dhe do të përfundojë në burg. Nuk mund t’u vjedhësh shqiptarëve, në një vend në mes të Europës, por që është më i varfri në Europë, 1.1 miliardë euro dhe pastaj ta shndërrosh institucionin në bunker që mbron korrupsionin e këtyre”, tha Bardhi.

I pyetur kur do ta kërkojë opozita mbledhjen e radhës, Bardhi tha: “Në fillim të javës që vjen. Absolutisht, të pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve janë 24 orë në 24 në dispozicion të këtij procesi. Ne besojmë që pranimi i kërkesës së prokurorisë është detyrim përcaktim ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ne nuk kemi marrë mandat për të mbrojtur korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ergys Gasit. Ne kemi marrë mandat nga qytetarët për ta luftuar korrupsionin”.

Ai shtoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, po vepron me urdhra politikë të Edi Ramës. “Më vjen keq që thotë: “Kur të plotësohen kushtet procedurale do ta mbledh Këshillin”. Kur do të plotësohen kushtet? Kur t’i japë leje Edi Rama? Nuk funksionojnë kështu institucionet. Të korruptuarit nuk të japin kurrë leje për të luftuar korrupsionin. Të korruptuarit bëjnë gjithçka për të mbrojtur korrupsionin e tyre, siç po bëjnë edhe në këtë rast”, shtoi Bardhi.