Kështu do të duken 120 automjetet e reja të policisë  

Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar lart angazhimin dhe punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përgëzuar drejtuesit dhe punonjësit për realizimin me sukses të një projekti të rëndësishëm për The post Kështu do të duken 120 automjetet e reja të policisë   appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 15:30
 0
Kështu do të duken 120 automjetet e reja të policisë  

Kryeministri Hristijan Mickoski ka vlerësuar lart angazhimin dhe punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përgëzuar drejtuesit dhe punonjësit për realizimin me sukses të një projekti të rëndësishëm për përmirësimin e kapaciteteve të kësaj ministrie.

“Unë nuk do të kisha çfarë të shtoja më shumë nga ajo që tha ministri. Dua t’i përgëzoj punonjësit në Ministri, ministrin, njerëzit që e udhëheqin këtë Ministri, për blerjen e përfunduar me sukses, për projektin e përfunduar me sukses dhe ajo që për mua është shumë e rëndësishme, është se po përmirësohet mobiliteti i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme,” deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla, duke nënvizuar se siguria dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore të ekzekutivit. Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme përbën një hallkë të pandashme në këtë proces.

“Ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe më tutje t’i mbështesim këto projekte, sepse vlerësojmë se siguria dhe pastrimi i krimit dhe korrupsionit në shtet janë prioriteti ynë kryesor si Qeveri,” u shpreh kryeministri.

Në fund, Mickoski falënderoi të gjithë të përfshirët në projekt dhe uroi që pajisjet e reja të përdoren sa më pak, duke nënkuptuar kështu ulje të kriminalitetit. “T’u falënderohem të gjithë punonjësve, ministrit, të gjitha atyre njësive që marrin pjesë në këtë projekt dhe të dëshirojmë, kështu kushtimisht thënë, që sa më pak të përdoren, kjo do të thotë se do të ketë më pak krim dhe kriminelë. Prandaj, edhe një herë, qoftë me fat,” përfundoi ai. Gazeta Flaka

The post Kështu do të duken 120 automjetet e reja të policisë   appeared first on Flaka, në çdo lajm... .