Ministri Hoxha nis kontrolle të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit dhe lejet mjedisore

Sot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, ku morën pjesë zëvendësministrja Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Ivana Ginovska, The post Ministri Hoxha nis kontrolle të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit dhe lejet mjedisore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 15:30
 0
Ministri Hoxha nis kontrolle të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit dhe lejet mjedisore

Sot në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor u zhvillua një takim urgjent koordinues, ku morën pjesë zëvendësministrja Ane Lashkoska, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor, Ivana Ginovska, si dhe personat përgjegjës për cilësinë e ajrit, transmeton Gazeta Flaka

Ministri Hoxha kërkoi informacione lidhur me mbikëqyrjen e veprimtarisë së kompanisë “Usje”, si dhe të gjitha subjekteve të tjera që posedojnë leje A të integruara, për të cilat është kompetente ministria. Qëllimi është që, përmes mbikëqyrjeve inspektuese të jashtëzakonshme, të shqyrtohet gjendja reale në terren dhe të sigurohet zbatimi i detyrimeve mjedisore.

Njëkohësisht, personat përgjegjës janë udhëzuar të raportojnë mbi zbatimin e masave aktuale për trajtimin e ndotjes së ajrit dhe të kontrollojnë nivelin e përputhshmërisë së tyre.

Ministri Hoxha nënvizoi se ky është vetëm hapi i parë në një seri masash që do të ndërmerren për adresimin e problemit të ndotjes së ajrit, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe partneritet nga të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në sigurimin e një mjedisi jetësor më të pastër. Gazeta Flaka

The post Ministri Hoxha nis kontrolle të jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit dhe lejet mjedisore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .