KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

Ushtarë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e KFOR, kanë zhvilluar ushtrime të luftimit në ambiente të mbyllura (Close Quarters Battle – CQB) në bazën e MSU-së në Prishtinë. Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimet e rregullta janë thelbësore për të garantuar gatishmëri të lartë operacionale të trupave dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt

dhjetor 21, 2025 - 22:00
 0
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në Prishtinë

Ushtarë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e KFOR, kanë zhvilluar ushtrime të luftimit në ambiente të mbyllura (Close Quarters Battle – CQB) në bazën e MSU-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, trajnimet e rregullta janë thelbësore për të garantuar gatishmëri të lartë operacionale të trupave dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

Këto ushtrime, sipas KFOR-it, theksojnë bashkëpunimin e fortë dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet personelit shumëkombësh, duke mbështetur misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në gjithë Kosovën