Kina u hakmor me tarifa 84%, reagon Trump: Kohë e shkëlqyer për ju
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas hakmarrjes së Kinës për të rritur në mënyrë drastike tarifat mbi importet amerikane, duke u bërë thirrje kompanive që të zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin amerikan. Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur […] The post Kina u hakmor me tarifa 84%, reagon Trump: Kohë e shkëlqyer për ju appeared first on InfoShqip.com.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas hakmarrjes së Kinës për të rritur në mënyrë drastike tarifat mbi importet amerikane, duke u bërë thirrje kompanive që të zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin amerikan.
Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi:
“Kjo është një kohë e shkëlqyer për të zhvendosur kompaninë tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zero tarifa, mos prit, bëje tani!”
Reagimi i Trump vjen pasi Ministria e Financave e Kinës njoftoi rritjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA, duke i çuar ato në 84%, nga 34% që ishte vendosur më herët. Ky vendim shihet si një kundërpërgjigje ndaj masave të administratës Trump, e cila ka vendosur një tarife 104% ndaj produkteve amerikane.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve kineze, tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga mesdita e datës 10 prill, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
The post Kina u hakmor me tarifa 84%, reagon Trump: Kohë e shkëlqyer për ju appeared first on InfoShqip.com.