Loredana ndanë një moment tejet unik te bashkëshortit me Hanën, pamja bëhet virale
Reperja e njohur Loredana ka ndarë në profilin e saj në TikTok një video që ka prekur ndjekësit dhe është bërë virale. Në pamjet bardhezi shfaqet futbollisti Karim Adeyemi duke mbajtur në krahë vajzën e partneres së tij, Hana, ndërsa mbi video lexohet mesazhi: “Të shohësh një burrë që bëhet baba është diçka e mrekullueshme. […]

Reperja e njohur Loredana ka ndarë në profilin e saj në TikTok një video që ka prekur ndjekësit dhe është bërë virale.
Në pamjet bardhezi shfaqet futbollisti Karim Adeyemi duke mbajtur në krahë vajzën e partneres së tij, Hana, ndërsa mbi video lexohet mesazhi:
“Të shohësh një burrë që bëhet baba është diçka e mrekullueshme. Por të shohësh një burrë që do një fëmijë që nuk e ka krijuar vetë, por prapë e kujdeset dhe e do pa kushte si të ishte i tij, është po aq e mrekullueshme.”
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente, me fansat që përgëzojnë dashurinë e pastër dhe familjare që përcjell videoja.
Gjestet e Karim Adeyemit ndaj vajzës së Hanës janë vlerësuar si shembull frymëzues i dashurisë pa kufi.