Kocevski: Ju garantoj familjeve të viktimave hetim të plotë dhe të shpejtë
Prokurori publik i shtetit Ljubomir Kocevski në një deklaratë për media u ka premtuar familjeve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Puls” të Koçanit hetim të shpejtë dhe të plotë që do të përcaktojë përgjegjësinë për fatkeqësinë, transmeton Portalb.mk. “Kam formuar një ekip prej 5 prokurorësh publikë, dy nga Shkupi, një […]

Prokurori publik i shtetit Ljubomir Kocevski në një deklaratë për media u ka premtuar familjeve të viktimave dhe të lënduarve në tragjedinë e zjarrit në diskotekën “Puls” të Koçanit hetim të shpejtë dhe të plotë që do të përcaktojë përgjegjësinë për fatkeqësinë, transmeton Portalb.mk.
“Kam formuar një ekip prej 5 prokurorësh publikë, dy nga Shkupi, një nga Shtipi dhe dy nga Koçani. Një pjesë e prokurorëve ndodhen në terren, ndërsa të tjerë lëshojnë urdhra për veprime të caktuara procedurale. Ndaj autorëve të mundshëm do të bëhet kontroll dhe do të ndërmerren veprime si dhe do të evidentohen lëshimet. Aktualisht, prokurorët publikë janë duke lëshuar urdhra në lidhje me përgjegjësinë e mundshme për çdo individ të përfshirë”, tha Kocevski.
Ai shprehu ngushëllime për familjet.
“Garantoj se hetimi do të jetë i plotë dhe i shpejtë, me ekspertë nga të gjitha fushat e përfshira, për të përcaktuar përgjegjësinë”, tha Kocevski.
Zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan ka rënë në orët e para të mëngjesit të 16 marsit. Sipas raportimeve deri më tani, numri i të vdekurve është 51 ndërsa mbi 100 të tjerë janë lënduar dhe dërguar në spitalet në Koçan, Shtip dhe Shkup. Ekipet e Krytit të Kuq.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkoski ka thënë se sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer për shkak të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efekte vizuale. Toshkoski tha se ka edhe të arrestuar.
Një ekip prej pesë prokurorësh kanë filluar hetimet.
Ndërkaq ekipet e Kryqit të Kuq po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve.