LSDM: Pushteti s’punon për integrimin, VMRO: Kemi alarmuar për kërkesat e reja bullgare!

Porosia e eurokomesares Marta Kos, e cila tha se edhe po të miratohen ndryshimet kushtetuese kjo nuk do të jetë garanci se nuk do të ketë edhe kërkesa tjera për The post LSDM: Pushteti s’punon për integrimin, VMRO: Kemi alarmuar për kërkesat e reja bullgare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 19, 2025 - 01:00
 0  6
LSDM: Pushteti s’punon për integrimin, VMRO: Kemi alarmuar për kërkesat e reja bullgare!

Porosia e eurokomesares Marta Kos, e cila tha se edhe po të miratohen ndryshimet kushtetuese kjo nuk do të jetë garanci se nuk do të ketë edhe kërkesa tjera për Maqedoninë, shkaktoi reagime në vend. Ajo pas takimit me një pjesë të krerëve bullgarë tha se Bullgaria dhe Maqedonia do të arrijnë marrëveshje për mbrojtjen e pakicës bullgare. Njëkohësisht theksoi se zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është prioritet.

“Ne punojmë në përshpejtimin e negociatave sa më shumë dhe tashmë po shohim progres i cili ishte i paparamendueshëm para disa viteve. Gjatë javës më herët hapëm edhe një klaster të negociatave me Shqipërinë”, tha Kos.

Nga VMRO-DPMNE thonë se paralajmërimet e tyre janë treguar si të sakta përkundër pohimeve të LSDM-së derisa ishin në pushtet, se ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit e Bullgarisë.

“Dimitar Kovaçevski, Bojan Mariçiq, Bujar Osmani dy vjet pohonin se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit e Bullgarisë. Atë që të gjithë e dinin dhe për të cilën alarmonim, tani e tha edhe vetë Bullgaria. Ministri për punë të jashtme i Bullgarisë qartë tha se ndryshimet kushtetuese nuk do të jenë kërkesa e fundit”, tha VMRO.

Nga LSDM mbeten në qëndrim se Korniza negociuese është dokumenti i cili tregon qartë obligimet që duhet të plotësohen ndërsa kërkesat e Bullgarisë mund të jenë në suazë të procesit europian dhe të klasterëve të përcaktuara saktë. Problemi, sipas nënkryetares së LSDM-së, Kristina Kostova është që qeveria aktuale nuk ndërmerr asgjë.

“Ajo që DPMNE dhe qeveria e udhëhequr nga DPMNE dhe Mickoski nuk bëjnë asgjë, është problemi i tyre dhe ata duhet t’i pyesni për këtë gjë. Në vend që të justifikohen, duhet të tregojnë se pse nuk bëjnë asgjë, sepse kishin premtime të mëdha, ku është prapaveprimi që e premtoni, ku janë garancitë që i premtonin, shohim se nuk ka asgjë në këtë aspekt”, deklaroi Kostova.

Dje nënpresidentja bullgare Ilijana Jotova tha se korniza negociuese nuk mund të rishkruhet por duhet të realizohet dhe se Bullgaria nuk ka kushte të reja. Në lidhje me këtë ministri i jashtëm Zoran Dimitrovski tha se problemi qëndron në kërkesat aktuale të Bullgarisë.

The post LSDM: Pushteti s’punon për integrimin, VMRO: Kemi alarmuar për kërkesat e reja bullgare! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .