INRM: Qeveria legalizon faturat “pa hesap” të rrymës elektrike!

Qeveria përmes ndryshimeve të Ligjit për energjetikë po legalizon faturat “shkel e shko” për rrymë, alarmojnë nga Shoqata e Inxhinierëve. Kërkojnë që të largohen dispozitat kontroverse dhe amvisëritë të paguajnë The post INRM: Qeveria legalizon faturat “pa hesap” të rrymës elektrike! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 19, 2025 - 01:00
 0  4
INRM: Qeveria legalizon faturat “pa hesap” të rrymës elektrike!

Qeveria përmes ndryshimeve të Ligjit për energjetikë po legalizon faturat “shkel e shko” për rrymë, alarmojnë nga Shoqata e Inxhinierëve. Kërkojnë që të largohen dispozitat kontroverse dhe amvisëritë të paguajnë rrymë aq sa shpenzojnë. Thonë se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e vlerësimeve dhe gabimeve matematikore që shkaktojnë dëm prej miliona eurove.

“Amvisëritë kanë kalim nga një bllok në tjetër gjatë parashikimeve “paushallë” dhe gjatë leximit real të matësve të rrymës dhe atëherë ndodh që u janë lëshuar fatura më të larta që në kushte të periudhës së verës nuk mund t’i vërejnë se janë të larta, megjithatë gjatë dimrit e vërejnë dhe shpeshherë parashtrojnë ankesa dhe vetëm ata që parashtrojnë ankesa mund të dëmshpërblehen nga Komisioni rregullator dhe EVN, megjithatë numër i madh i qytetarëve as që e dinë që ka raste të tilla me faturat”, tha Deniz Mustafoglu.

Për Inxhinierët është shqetësuese që kjo dispozitë u gjend në ndryshimet e propozuara ligjore edhe pse pas takimit që e patën me KRrE, Komisioni përmes një serie masash mundohet që ta zgjidh problemin me llogaritjet “pa hesap”. Nga Ministria për energjetikë për TV21 thonë se po i ndjekin të gjitha reagimet.

“Të gjitha sugjerimet, duke përfshirë edhe ato nga sfera profesionale, do të shqyrtohen gjatë procedurës ligjore”, thotë ministria e Energjetikës.

Llogaritjet e Inxhinierëve tregojnë se edhe nëse ka vetëm 10% gabim gjatë vlerësimit të konsumit, mund të shkaktojë dallim në pagesë deri në 8.000 denarë në nivel vjetor për një amvisëri. Shtojnë se kjo paraqet sulm serioz ndaj xhepit të qytetarëve dhe mundësisë për fitim milionësh në dëm të interesit publik. Theksojnë se ligji sillet me flamur europian, ndërsa direktivat e BE në të cilat thirret Qeveria askund nuk parashohim leje për faturim me konsum të supozuar. Përndryshe problemi me faturat paushalle eskaloi muajt e dimrit kur shumë qytetarë u ankuan deri te KRrE se faturat për rrymë pothuajse u janë dyfishuar.

The post INRM: Qeveria legalizon faturat “pa hesap” të rrymës elektrike! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .