Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneralin grek, Alexandros Koufopoulos, me të cilin kanë diskutar për situatën e sigurisë në rajon. Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Ulutash krahas përkushtimit për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, ka shprehur mirënjohje për kontributin

Prill 6, 2026 - 19:30
Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
komandanti-i-kfor-it-takon-gjeneralin-grek,-diskutojne-per-sigurine-ne-kosove

komandanti-i-kfor-it-takon-gjeneralin-grek,-diskutojne-per-sigurine-ne-kosove

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneralin grek, Alexandros Koufopoulos, me të cilin kanë diskutar për situatën e sigurisë në rajon.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Ulutash krahas përkushtimit për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë në kuadër të këtij misioni ndër vite.

“Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe gjeneralmajori Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente. Gjeneralmajori Ulutash shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj gjeneralit Koufopoulos për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Greqisë në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/NATOKFOR/posts/1281127707452693?ref=embed_post