Komisioneri i lartë i OSBE-së Christoph Kamp ofroi ekspertizë për legjislacionin e RMV-së për mbrojtjen e të drejtave të pakicave
Komisioneri i lartë për pakicat kombëtare Christoph Kam, gjatë një takimi me presidenten e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova, ofroi ekspertizë për legjislacionin kombëtar ekzistues për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dhe zbatimin e tij. Ai theksoi rëndësinë e një procesi vendimmarrës gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet, në të cilin çdo pjesëtar i çdo […]


Komisioneri i lartë për pakicat kombëtare Christoph Kam, gjatë një takimi me presidenten e Maqedonisë së Veriut Siljanovska-Davkova, ofroi ekspertizë për legjislacionin kombëtar ekzistues për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, si dhe zbatimin e tij. Ai theksoi rëndësinë e një procesi vendimmarrës gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet, në të cilin çdo pjesëtar i çdo pakice do të ketë mundësinë të marrë pjesë, transmeton Portalb.mk.
Presidentja priti komisionerin e lartë të OSBE-së për pakica kombëtare, Christoph Kamp, i cili për herë të parë e viziton vendin tonë që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit të kaluar.
Duke folur për rolin e OSBE-së si organizatë, roli primar i së cilës është parandalimi i trazirave dhe konflikteve të brendshme, por edhe rajonale, komisioneri i lartë shprehu gatishmërinë për ndihmë eksperte në krijimin apo rinovimin e kornizës ligjore, nëse ka interes dhe kërkesë nga institucionet maqedonase.
“Duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm, Siljanovska-Davkova u pajtua se OSBE-ja mund të ndihmojë në përshpejtimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor, duke promovuar mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në përputhje me dokumentet themelore për pakicat. Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi përputhshmërinë e legjislacionit tonë për pakicat me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por edhe nevojën për kujdes më të madh për pakicat më të vogla, duke pasur parasysh cenueshmërinë e tyre”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Presidentes.
Të dy theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore, një faktor i rëndësishëm i të cilave është respektimi i të drejtave të pakicave.
Presidentja rikonfirmon idenë e përgatitjes së një studimi rajonal krahasues për garantimin dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve në vendet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe tonin.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut, alarmante është gjendja me fëmijët e komunitetit rom në rrugë dhe arsimimi i tyre.