Nesimi: Sela e Taravari s’duhet të lejojnë të shfrytëzohen nga BDI-ja sikur në vitin 2017

Analisti nga Tetova, Florian Nesimi, i ka bërë thirrje Ziadin Selës dhe Arben Taravarit që ta shqyrtojnë mirë bashkëpunimin eventual me BDI-në në zgjedhjet lokale, për të mos lejuar që të dalin të manipuluar nga ai bashkëpunim, siç ndodhi në vitin 2017. “Historia gjatë këtyre dy dekadave na ka treguar se BDI-ja gjatë këtyre 23 […]

Prill 24, 2025 - 19:00
 0  5
Nesimi: Sela e Taravari s’duhet të lejojnë të shfrytëzohen nga BDI-ja sikur në vitin 2017

Analisti nga Tetova, Florian Nesimi, i ka bërë thirrje Ziadin Selës dhe Arben Taravarit që ta shqyrtojnë mirë bashkëpunimin eventual me BDI-në në zgjedhjet lokale, për të mos lejuar që të dalin të manipuluar nga ai bashkëpunim, siç ndodhi në vitin 2017.

“Historia gjatë këtyre dy dekadave na ka treguar se BDI-ja gjatë këtyre 23 viteve se shumë parti më të vogla i ka shfrytëzuar për një përdorim. Kështu ka bërë edhe me z.Sela e Taravari në vitin 2017 kur deputetët e ASH-së aso kohe ishin vendimtarë për formimin e shumicës parlamentare dhe për votimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, aso kohe. Mirëpo nuk shkuan as tre muaj dhe ato u përjashtuan nga Qeveria. Prandaj, Sela e Taravari duhet ta shqyrtojnë mirë bashkëpunimin me BDI-në”, tha Nesimi në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00, në të gjitha platformat tona online.