Komisioni për Administratë Publike diskuton prioritet dhe reformat që do t’i trajtojnë
Për herë të tretë është mbledhur Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku në këtë mbledhje është shqyrtuar fushëveprimtaria e këtij komisioni. Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe reformat që pritet të trajtohen në kuadër të përgjegjësive të komisionit, me theks të veçantë në administratën publike, digjitalizimin, pushtetin lokal


Për herë të tretë është mbledhur Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku në këtë mbledhje është shqyrtuar fushëveprimtaria e këtij komisioni.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe reformat që pritet të trajtohen në kuadër të përgjegjësive të komisionit, me theks të veçantë në administratën publike, digjitalizimin, pushtetin lokal, median dhe zhvillimin rajonal.
Kryetarja e Komisionit, Ariana Musliu-Shoshi, bëri të ditur se fokusi i punës do të jetë në avancimin e reformave institucionale dhe në përmirësimin e funksionimit të administratës publike dhe shërbimit civil, si dhe në rishikimin e legjislacionit përkatës.
Ajo theksoi se komisioni mbulon një gamë të gjerë fushash dhe se reforma në administratën publike dhe në shërbimin civil duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të punës në periudhën në vijim.
