Komisioni për Punë të Jashtme miraton draft – planin e punës për sesionin pranveror

Me nëntë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar draft- plani i punës për sesionin pranveror në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Ekonomia Online.Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu -Hyseni shpjegoi aktivitetet që ky komision ka planifikuar për sesionin pranveror.Ajo tregoi se edhe me kënd do të takohen gjatë muajit prill. “Kalojmë tek

Prill 10, 2026 - 11:30
Komisioni për Punë të Jashtme miraton draft – planin e punës për sesionin pranveror
komisioni-per-pune-te-jashtme-miraton-draft-–-planin-e-punes-per-sesionin-pranveror

komisioni-per-pune-te-jashtme-miraton-draft-–-planin-e-punes-per-sesionin-pranveror

Me nëntë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar draft- plani i punës për sesionin pranveror në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Ekonomia Online.Kryetarja e Komisionit, Arbëreshë Kryeziu -Hyseni shpjegoi aktivitetet që ky komision ka planifikuar për sesionin pranveror.Ajo tregoi se edhe me kënd do të takohen gjatë muajit prill.

“Kalojmë tek pika e tretë e rendit të ditës që është miratimi i draft-planit të punës së komisionit për sesionin pranveror. Në mbledhjen që kemi mbajtur bashkërisht më datën 3 prill e kemi shqyrtuar draft-planin e punës së komisionit dhe i kemi propozuar edhe disa pika shtesë. Siç janë raportimi i ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pra që të bëhet brenda muajit prill, takime me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadave të shteteve që janë në Kosovë. Takime me organizata jo-qeveritare që mbështesin punën e Kuvendit, organizimin e një tryeze për politikën e jashtme si dhe diskutim lidhur me organizimin e një konference ndërkombëtare. Të gjitha këto pika janë të përfshira në draft-planin e punës të cilin ju e keni marrë në email-in tuaj. Sa për njoftimin tuaj, stafi mbështetës i komisionit i ka dërguar kërkesat për takim për shefen e detyrës së BE-së në Kosovë, zonjën Eva Palatova, të ngarkuarën me punë të emisionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, zonjën Anu Prattipati, si dhe ambasadorin e Austrisë në Kosovë, zotërin Georg Schnetzer. Lidhur me këtë, ju njoftoj që i kemi marrë disa konfirmime për data të caktuara nga të tria kërkesat që i kemi drejtuar dhe do të njoftoheni pra me kohë kur do të mbahen takimet me këta tre përfaqësues. Po e hap fillimisht diskutimin lidhur me draft-planin e punës, nëse keni propozime shtesë. Pasi administrata e ka përcjellë draftin, ne nuk kemi marrë ndonjë rekomandim prej jush me email, por nëse dikush ka propozime shtesë këtu, mund t’i japë. Mund t’i përfshijmë në draft-plan, por edhe në anën tjetër jeni të vetëdijshëm që gjatë rrugës edhe mund të shtojmë çështje të tjera të cilat besojmë që mund të jenë interes të trajtohen nga ana e komisionit. Përndryshe unë mendoj që duhet ta saktësojmë që në fund të muajit maj të bëhet organizimi i një tryeze në bashkëpunim edhe me organizatat e shoqërisë civile, ku për fokus do të ketë trajtimin e temës së politikës së jashtme, por temën do ta zgjedhim bashkërisht këtu në komision kur të vijë koha. Gjithashtu mendoj që është shumë e rëndësishme që të përfshihet edhe mbikëqyrja e zbatimit të ligjit për shërbimin e jashtëm brenda muajit maj, e ndoshta në qershor mund ta përfshijmë zbatimin e ligjit për diasporën. Në të njëjtën kohë komisioni përgatit raporte të cilat mandej do të ndahen edhe me ministrin, por në anën tjetër edhe me kuvendin”, tha Kryeziu–Hyseni.