Kompania Gjoka nga Shqipëria, mollë sherri mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së
Opozitarja LSDM ka reaguar në lidhje me marrëveshjen me “Gjoka Konstrakshën” për menaxhimin e parkingut në qendrën klinike. Sipas tyre, deklaratat e ministrit Taravari dhe kryeministrin Mickoski, ngrenë dyshime serioze The post Kompania Gjoka nga Shqipëria, mollë sherri mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Opozitarja LSDM ka reaguar në lidhje me marrëveshjen me “Gjoka Konstrakshën” për menaxhimin e parkingut në qendrën klinike. Sipas tyre, deklaratat e ministrit Taravari dhe kryeministrin Mickoski, ngrenë dyshime serioze se marrëveshje të turbullta fshihen pas përpjekjes për ta shitur parkingun.
Socialdemokratët kritikuan kushtet për dhënien e tenderit, që është vetëm 1% e fitimit të jetë për shtetin, ndërsa çmimi i parkingut të rritet në 50 denarë, gjë për të cilën hedhin dyshime se pas kësaj fshihen interesa biznesi.
“E gjithë kjo ngjall dyshime se ky mund të jetë korrupsion klasik me provizione të larta. Prandaj ky skandal duhet zbardhur plotësisht! LSDM kërkon urgjentisht: Qeveria ta shpallë publikisht Marrëveshjen me “Gjoka”, që Komisioni Antikorrupsion dhe të gjitha institucionet kompetente të hapin menjëherë procedurë për zbardhjen e rastit. Qytetarët kanë të drejtë të dinë nëse tenderi është kurdisur për një kompani të marrë vesh paraprakisht”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.
“Qeveria nuk mund ta publikojë marrëveshjen për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike”, tha VMRO-DPMNE në reagimin ndaj opozitës, e cila kërkon që të publikohet marrëveshja për parkingun në Qendrën Klinike me kompaninë shqiptare “Gjoka”
“LSDM me vetëdije po manipulon publikun në lidhje me parkingun tek Klinika. Edhe pse e di që nuk ka marrëveshje, LSD vazhdon të manipulojë qytetarët. Ajo që LSD di dhe duhet të përgjigjet është:
Sa kushtoi marshi i 8 Marsit të LSDM-së?
Nga kanë ardhur paratë për rreth 60 autobusë që kanë udhëtuar bosh drejt Strumicës?
Paratë që shpenzuan për marsh a janë paratë e vjedhura nga Zaev?
Paratë që shpenzuan për marsh a janë paratë e fotovoltaikëve të Kovaçevskit?
Apo janë paratë nga komisionet për vaksinat e Filipçes kundër Covid-19?
LSDM duhet të kërkojë falje publike për gënjeshtrat dhe manipulimet që po i bën dhe t’u përgjigjet pyetjeve”, thonë nga VMRO-DPMNE.
The post Kompania Gjoka nga Shqipëria, mollë sherri mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .