Matematika e gabuar/ Deputeti i VV-së insiston se i kanë 63 vota në Kuvend, opozita thotë se Kurti nuk i ka numrat

Për herë të dytë ka dështuar votimi i raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve në Kuvendin e Kosovës, duke thelluar krizën institucionale dhe duke nxitur reagime të ashpra nga partitë politike nga kampi opozitar. Përfaqësues të opozitës dhe pozitës kanë fajësuar njëri-tjetrin për bllokimin e procesit, ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar në

Prill 18, 2025 - 10:00
 0  6
Matematika e gabuar/ Deputeti i VV-së insiston se i kanë 63 vota në Kuvend, opozita thotë se Kurti nuk i ka numrat
matematika-e-gabuar/-deputeti-i-vv-se-insiston-se-i-kane-63-vota-ne-kuvend,-opozita-thote-se-kurti-nuk-i-ka-numrat

matematika-e-gabuar/-deputeti-i-vv-se-insiston-se-i-kane-63-vota-ne-kuvend,-opozita-thote-se-kurti-nuk-i-ka-numrat

Për herë të dytë ka dështuar votimi i raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve në Kuvendin e Kosovës, duke thelluar krizën institucionale dhe duke nxitur reagime të ashpra nga partitë politike nga kampi opozitar.

Përfaqësues të opozitës dhe pozitës kanë fajësuar njëri-tjetrin për bllokimin e procesit, ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar në pritje të seancës së radhës të paralajmëruar për ditën e shtunë.

 

LVV: I kemi 63 vota, por opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për të krijuar vakum institucional

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si shqetësuese kërkesën e opozitës për, siç e quajti ai, “boshatisje institucionale”.

Thaçi ka theksuar se në kohën kur “terroristët e Banjskës janë duke u stërvitur në Kopaonik” të Serbisë, çdo përpjekje për krijimin e një vakumi institucional është e rrezikshme.

“Është shumë shqetësuese kërkesa për boshatisjen e institucioneve në kohën që ndodhemi tani. Duke e ditur që terroristët e Bansjkës janë duke u stërvitur në Kopaonik dhe në çdo moment mundet me pas ndonjë sulm eventual siç ka ndodhë me rastin Banjska dhe kjo kërkesa e opozitës për vakum institucional është shqetësuese”, thotë Thaçi.

Thaçi gjithashtu shprehu dyshime për një marrëveshje të mundshme mes opozitës dhe Listës Serbe për të nxitur një boshllëk institucional.

“VV e ka thënë qartë se për asnjë moment Kosova nuk do të jetë pa kryeministër, pavarësisht kush do të jetë kryeministër e që unë besoj se do të jetë prapë Albin Kurti. A i kemi ne 61 apo 63 deputetë sigurisht që ish pa, por opozita po do vakum institucional. Dyshoj se opozita ka marrëveshje me Listën Serbe për vakum institucional”, tha ai.

Tutje, Thaçi deklaron se opozita po luan një “lojë të pa menduar mirë”.

“Këta nuk po e votojnë vetveten si deputetë, kjo është lojë që ata nuk e kanë menduar mirë sepse vakumi institucional, apo boshatisja nuk i konvenon askujt më shumë se terroristeve të Kopaunikut”.

 

“Po blejnë kohë dhe po mashtrojnë opinionin” – PDK kritikon Vetëvendosjen për bllokadën në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka reaguar për “Front Online” pas dështimit të dytë për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar, duke theksuar se VV, nuk po arrin të sigurojë numrat e nevojshëm dhe po blejnë kohë.

“VV edhe herën e kaluar edhe të enjten e ka fajin. Ata nuk kanë arritur me i pas numrat e mjaftueshëm në mungesë të asaj po gjejnë mënyra për të blerë kohë të tjerat janë manipulime që ja bëjnë opinionit”, deklaroi ai.

Demaku shtoi se është shkelur rregullorja e Kuvendit dhe paralajmëroi se deri të shtunën PDK do të shqyrtojë hapat e radhës.

“Me vendimin e sotëm e kanë shkel rregulloren e për të shtunën do ta shohim se çfarë hapash do të marrim me partinë se kjo formë nuk duhet të vazhdojë më se VV kanë tregu paaftësi për të mbledh numrat e nevojshëm”, shprehet Maloku.

 

LDK kritikon qasjen e Vetëvendosjes: Viktimizim dhe frikë nga dështimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, ëshë deklaruar për “Front Online” pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kritikuar mënyrën e menaxhimit nga kryesuesi.

“Siç e parasheh rregullorja, kryesuesi i kuvendit nuk ka të drejtë me thirr konsultime me përfaqësues të partive politike, detyra e tij ishte vetëm ta hidhte në votim”, tha ai.

Sipas Hysenit, qasja e tanishme është tregues i frikës së pushtetit që nuk ka siguruar numrat e nevojshëm.

Hyseni theksoi gjithashtu se LDK nuk do ta votojë raportin nëse nuk ka dorëheqje.

“Frika e pushtetit që nuk i kanë numrat po gjejnë arsye të tjera dhe viktimizimin me deklarata që shprehin dëshpërimin e tyre të paarsyeshme se opozita nuk e ka dështuar këtë seancë nëse nuk japin dorëheqje ne nuk votojmë për raportin”, deklaroi Hyseni.

 

AAK: Seanca dështoi, të shtunën vendosim për vazhdimin

 

Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një prononcim për “Front Online” ka folur pas dështimit të seancës së dytë për votimin e raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Berisha ka deklaruar se të shtunën pason seanca tjetër, duke thënë se ose përfundon ose thirret seancë tjetër.

“Dështoi seanca pas 48 orëve e kemi tjetrën. Po seanca tjetër ose vazhdohet ose kryhet”, u shpreh shkurt Berisha për “Front Online”.