Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset: Nuk do ketë kontroll burokratik

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë në një takim me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, ku tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Ai foli për një program dedikuar bizneseve që në një farë mënyre do ju ofrojë këtyre të fundit që të bëjnë “paqe” me shtetin. Bisedimet mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore do të nisin […]

Prill 18, 2025 - 16:00
 0  6
Rama zbulon në Lezhë projektin e ri për bizneset: Nuk do ketë kontroll burokratik

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë në një takim me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve, ku tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Ai foli për një program dedikuar bizneseve që në një farë mënyre do ju ofrojë këtyre të fundit që të bëjnë “paqe” me shtetin.

Bisedimet mes bizneseve dhe institucioneve shtetërore do të nisin në qershor, ku bizneset do ftohen që të do paguajnë kontribut dhe nuk do të kenë më kontrolle apo inspektime nga institucionet. Ndërkohë që të gjitha ato biznese që nuk ka bërë deklarim të të ardhurave, ftohen që të deklarojnë të ardhurat e para 5 viteve, duke mos marrë asnjë penaliteti dhe duke paguar 5% për këto të ardhura.

“Rritja e vlerës së pasurisë këtu do të jetë gjithmonë edhe më e madhe. Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë. Qasja ndaj pronës ndryshon për shkak se ata që janë pjesë e BE-së bëhen më të interesuar të investojnë. Për pak ditë do kemi një aktivitet me biznes, për të shpjeguar një plan për paqen fiskale, që nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe biznesit për kontributin.

Nëse biznesi dhe qeveria bien dakord që për vitet e ardhme unë si biznes do paguaj këtë që kam punuar vitin e kaluar plus rritjen ekonomike, atëherë institucionet marrin përsipër që nuk do kesh asnjë kontroll burokratik. Deklarimi i të ardhurave prej 5 vitesh, ti deklarojnë pa marrë asnjë lloj penaliteti dhe duke paguar vetëm 5% mbi ato të ardhura. Kjo është një iniciativë  e fortë për biznesin, por dhe për shtetit që të gjitha të ardhurat të dalin në dritë. Janë dhe disa elemente që do diskutohen për gjobat e prapambetura etj. Nuk është për këtë muaj dhe në Qershor do fillojmë procesin”, tha kryeministri Rama.