Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor për shkak të motit

Komuna Prishtinës ka anuluar për sot procesin mësimor për shkak të rrezikut për vërshime. Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini. Ai përmes një postimi në Facebook tha , ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama, Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, si dhe Drejtorinë e

Nëntor 18, 2025 - 10:00
 0
Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor për shkak të motit
Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor për shkak të motit

Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor për shkak të motit

Komuna Prishtinës ka anuluar për sot procesin mësimor për shkak të rrezikut për vërshime.

Kjo u bë e ditur nga Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini. Ai përmes një postimi në Facebook tha , ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama, Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, si dhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër. Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, njoftoi Shahini./21Media