SPAK: Berisha u njoftua sot për thirrjen për 21 janarin, duhet të paraqitet
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar për herë të tretë Sali Berishën për thirrjen lidhur me dosjen e 21 janarit. Burime nga SPAK bëjnë me dije se kreu i PD mori dijeni ditën e sotme dhe duhet të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje të premten. Ditën e premte Berisha refuzoi të paraqitej në


Prokuroria e Posaçme ka njoftuar për herë të tretë Sali Berishën për thirrjen lidhur me dosjen e 21 janarit.
Burime nga SPAK bëjnë me dije se kreu i PD mori dijeni ditën e sotme dhe duhet të paraqitet të premten për t’u marrë në pyetje të premten.
Ditën e premte Berisha refuzoi të paraqitej në SPAK duke pretenduar se nuk kishte marrë asnjë fletë-thirrje për këtë çështje nga Prokuroria e Posaçme.
Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK i cili po atë ditë doli me një deklaratë zyrtare sipas të cilës kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha i ishin dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, duke i cilësuar të gjitha pretendimet si gënjeshtra./euronews/
