Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Opozita nuk mund të jetë fasadë
Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debat nga deputetët e demokratë. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se opozita nuk mund të jetë fasadë, ndërsa bëri thirrje se duhen marrë masa për të respektuar të drejtat e opozitës Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se parlamenti nuk mund t’i shmanget dështimit duke mos lejuar […]
Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debat nga deputetët e demokratë.
Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se opozita nuk mund të jetë fasadë, ndërsa bëri thirrje se duhen marrë masa për të respektuar të drejtat e opozitës
Ndërsa deputetja Jorida Tabaku tha se parlamenti nuk mund t’i shmanget dështimit duke mos lejuar debat.
Pjesë nga debatet:
Bardhi: Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.
Tabaku: Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare.