Mauro Icardi refuzoi 120 milionë euro
Mauro Icardi, tash 32 vjeç, mund të kishte pasur një rrugëtim krejt tjetër në karrierën e tij. Në fakt, sulmuesi mund të kishte fituar një pasuri në Arabinë Saudite, por gjatë vitit 2023 vendosi të bëhej pjesë e Galatasarayit me një transferim të përhershëm nga Paris Saint-Germain. “Gjatë verës së 2023-s ai refuzoi një ofertë […]


Mauro Icardi, tash 32 vjeç, mund të kishte pasur një rrugëtim krejt tjetër në karrierën e tij.
Në fakt, sulmuesi mund të kishte fituar një pasuri në Arabinë Saudite, por gjatë vitit 2023 vendosi të bëhej pjesë e Galatasarayit me një transferim të përhershëm nga Paris Saint-Germain.
“Gjatë verës së 2023-s ai refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite prej mbi 120 milionë euro neto për tre vite, sepse ndjeu dashurinë e tifozëve dhe vendosi të qëndrojë në klub”, ka thënë agjenti i Icardit, George Gardi, për ‘Sky’.
Edhe pse ka pasur ndonjë ndeshje si zëvendësues, Icardi vazhdon të shënojë rregullisht për Galatasarayin, duke shënuar gjashtë gola në njëmbëdhjetë ndeshje të kampionatit.
Kontrata e argjentinasit skadon verën e ardhshme, dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas, teksa spekulimet mbi të ardhmen e tij janë të shumta.