Konferenca e kryetarëve, miratohet kërkesa e PD për mocion për “situatën e krimit”
Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat për rendin dhe sigurinë. Mocioni me debat do të zhvillohet më 18 dhjetor. Maxhoraca kërkoi që debati të ishte pikë e fundit në rendin e ditës, por Partia Demokratike e kundërshtoi. Gazment Bardhi: Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet […]
Është miratuar kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat për rendin dhe sigurinë.
Mocioni me debat do të zhvillohet më 18 dhjetor. Maxhoraca kërkoi që debati të ishte pikë e fundit në rendin e ditës, por Partia Demokratike e kundërshtoi.
Gazment Bardhi: Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat. Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar.