Rafuna i kërkon ZRRE-së ta respektoj vendimin e Supremes për daljen në treg të lirë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka thënë se vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me çështjen e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike ka dëmtuar rëndë ekonominë, bizneset dhe qytetarët e Kosovës. Rafuna në një konferencë për media ka thënë se pati inflacion mbi 5.1%, e për

Nëntor 18, 2025 - 17:00
 0
Rafuna i kërkon ZRRE-së ta respektoj vendimin e Supremes për daljen në treg të lirë
Rafuna i kërkon ZRRE-së ta respektoj vendimin e Supremes për daljen në treg të lirë

Rafuna i kërkon ZRRE-së ta respektoj vendimin e Supremes për daljen në treg të lirë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka thënë se vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me çështjen e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike ka dëmtuar rëndë ekonominë, bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

Rafuna në një konferencë për media ka thënë se pati inflacion mbi 5.1%, e për çka i bëri thirrje ZRRE-s që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme rreth kësaj. Ai ka theksuar se nuk është kundër dalje në treg të hapur por duhet të bëhet një diskutim.

“ZRRE duhet të ulet bashkë me sektorin privat në mënyrë që të caktohet kur të dalim në tregun e lirë. Në aspektin ekonomik ZRRE me interpretimin që ka bërë ka shkaktuar dëm të madh sektorit privat dhe ekonomisë së vendit. Në aspektin ekonomik ZRRE me interpretimin që ka bërë dhe veprimet që ka ndërmarrë i ka shkaktu dëm të madh sektorit privat, ekonomisë së vendit por edhe qytetarëve t ë Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të ASK, ato të dhëna na argumentojnë se inflacioni ka kaluar 5.1%, dhe shtytësi kryesor i këtij inflacionit, që nënkupton i ka varfëruar qytetarët, është pikërisht rritja e çmimit të energjisë elektrike. Derisa në muajin qershor ka qenë 5.4 ndikimi në inflacion i çmimit të rrymës së energjisë elektrike në muajin shtator ka arrit 17.4, kurse në tetor ka arrit në 20.5%. Dmth çmimi i energjisë elektrike jo veç që e ka varfëru biznesin tonë duke mos e bërë konkurrent, pro prodhimin e Kosovës ka bërë konkurrent kundrejt mallrave të importuara. Por e ka varfëruar edhe xhepin e qytetarëve, sepse inflacioni drejtpërdrejt e ulë standardin jetësore të qytetarëve. Me këtë rast ka pësuar ekonomia sepse bizneset nuk kanë pasë mundësi për shkak të një veprimi të kundërligjshëm të ZRRE të i zgjerojnë investimet e veta apo të sjellin investime të huaja. Dëmi është shumë i madh. Këtu ne i bëjmë thirrje ZRRE që të zbatojë vendimin e Supremes ashtu siç është shkruar sepse është aktvendim i formës së prerë”, ka thënë Rafuna.

Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime të tjera në rast se ZRRE nuk zbaton vendimin.

“Nëse nuk ndodhë OE do të marrë vendime të tjera, se në këtë rast edhe Prokuroria Speciale do të fillonte procedura, sepse në mënyrë të kundërligjshme i kanë nxjerrë bizneset. Me vetëdije apo jo i kanë bërë”, theksoi ai.

Avokati i rastit Ekrem Hoxha ka shpjeguar aspektin ligjor.

“Kjo urdhëresë nënkupton që ZRRE duhet ta njoftoj KESCO-n. Ne presim që ZRRE ta respektojë këtë aktgjykim dhe të fillojë procedurat e korrigjimit. Asnjë nga shtetet e rajonit apo shtetet e BE-së nuk e ka zgjedhur modelin e Kosovës. Shtetet e BE-së e bëjnë liberalizimin në treg të hapur në bazë të konsumit të energjisë elektrike. Ne presim që ZRRE ta respektojë këtë aktgjykim dhe presim që faturat e radhës të mos jenë në çmime të rritura, nëse zbatohet kjo Oda do të jetë partner institucional dhe të ofrojë kontributin e saj real dhe në ndihmesë në ekonominë vendore”, tha ai./EO