Konfirmohet lëndimi i rëndë i lojtarit të rëndësishëm të Kosovës

Florent Muslija ka pësuar lëndim të rëndë, që është konfirmuar të dielën nga klubi i tij, Fortuna Dusseldorf. Muslija nuk do të luajë për Kosovën në miqësoret e qershorit dhe pritet të mungojë edhe në ndeshjet e vjeshtës, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Ky […]

Prill 12, 2026 - 15:00
Konfirmohet lëndimi i rëndë i lojtarit të rëndësishëm të Kosovës

Florent Muslija ka pësuar lëndim të rëndë, që është konfirmuar të dielën nga klubi i tij, Fortuna Dusseldorf.

Muslija nuk do të luajë për Kosovën në miqësoret e qershorit dhe pritet të mungojë edhe në ndeshjet e vjeshtës, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Ky lëndim kërkon pushim të gjatë, në raste deri në një vit.

Muslija u lëndua të premten në ndeshjen e Dusseldorfit ndaj Holtein Kiel. Ai ishte larguar vetëm me ndihmën e mjekve nga fusha.

Muslija është lojtar shumë i rëndësishëm si te Kosova ashtu te Fortuna Dusseldorfi, që garon në Bundesliga 2.

Te Kosova luan pas sulmuesve dhe kryen shumë punë në fushë, sidomos në lojën ofenzive.