Kujdes kur jeni me makinë në Greqi, me këtë do përballeni?!

Greqia ka hyrë në një epokë të re të monitorimit rrugor duke integruar inteligjencën artificiale për ndëshkimin e shkelësve në komunikacion. Nga data 28 mars, autoritetet në Athinë kanë vënë në funksion kamerat e para AI në pika strategjike dhe në autobusët urbanë, duke paralajmëruar një zgjerim masiv prej 3,000 pajisjesh shtesë në mbarë vendin […] The post Kujdes kur jeni me makinë në Greqi, me këtë do përballeni?! appeared first on InfoShqip.com.

Prill 3, 2026 - 14:30
Kujdes kur jeni me makinë në Greqi, me këtë do përballeni?!

Greqia ka hyrë në një epokë të re të monitorimit rrugor duke integruar inteligjencën artificiale për ndëshkimin e shkelësve në komunikacion. Nga data 28 mars, autoritetet në Athinë kanë vënë në funksion kamerat e para AI në pika strategjike dhe në autobusët urbanë, duke paralajmëruar një zgjerim masiv prej 3,000 pajisjesh shtesë në mbarë vendin deri në fund të vitit 2026.

Ky sistem i automatizuar eliminon nevojën për praninë fizike të policisë, pasi teknologjia mund të identifikojë me saktësi targën, modelin dhe ngjyrën e mjetit, duke dërguar gjobat direkt në telefonin ose e-mailin e shoferit. Sipas të dhënave zyrtare, efikasiteti i sistemit është alarmant; vetëm gjatë fazës testuese, një aparat i vetëm regjistroi dhjetëra mijëra kalime me dritë të kuqe.

Për vizitorët e huaj dhe turistët, kjo masë do të thotë se rregullat e trafikut, veçanërisht drita e kuqe dhe përdorimi i kaskës, do të monitorohen rreptësisht në kohë reale, si pjesë e strategjisë kombëtare për të përmirësuar sigurinë rrugore në rajon./INA/

The post Kujdes kur jeni me makinë në Greqi, me këtë do përballeni?! appeared first on InfoShqip.com.