Konventa e VLEN-it në Gostivar, Bejta: Kam projekte të mëdhaja për Gostivarin | VIDEO

Sonte Gostivari foli me sallën plot. Në një atmosferë të jashtëzakonshme u mbajt konventa promovuese e VLEN-it, ku bashkë me qytetarët dhe strukturat e koalicionit, morën pjesë edhe krerët e The post Konventa e VLEN-it në Gostivar, Bejta: Kam projekte të mëdhaja për Gostivarin | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 28, 2025 - 00:00
 0
Konventa e VLEN-it në Gostivar, Bejta: Kam projekte të mëdhaja për Gostivarin | VIDEO

Sonte Gostivari foli me sallën plot. Në një atmosferë të jashtëzakonshme u mbajt konventa promovuese e VLEN-it, ku bashkë me qytetarët dhe strukturat e koalicionit, morën pjesë edhe krerët e VLEN-it.

Me afrimin e 11 janarit, gjithnjë e më e qartë po bëhet se VLEN është në ngritje, ndërsa AKI në rënie. VLEN dita ditës po shtohet, ndërsa AKI po pakësohet, sepse qytetarët kanë vendosur të ndalin keqmenaxhimin në Komunën e Gostivarit.

Gostivari, pas tetë viteve keqmenaxhim, pa ide dhe me një borxh prej mbi 30 milionë euro, meriton të qeveriset nga një njeri që e njeh qytetin, i njeh gostivarasit dhe mbi të gjitha ka vizion për zhvillim.

Ky njeri është Nevzat Bejta.

Në Gostivar, qytetarët e dinë mirë se hera e fundit kur është punuar seriozisht ka qenë gjatë udhëheqjes së Nevzat Bejtës.

Konventa në Gostivar ishte një shuplakë për politikën e mashtrimit. Qytetarët kërkojnë ndryshim të vërtetë, sepse Gostivari nuk guxon të përdoret më si gomë shpëtimi për karriera politike, por si qytet që meriton punë, zhvillim dhe përgjegjësi.

The post Konventa e VLEN-it në Gostivar, Bejta: Kam projekte të mëdhaja për Gostivarin | VIDEO appeared first on Flaka, në çdo lajm... .