Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për përpjekje për të penguar arrestimin e tij pas tentativës së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, raporton agjencia Yonhap. Sipas prokurorëve, presidenti i shkarkuar dyshohet se u përpoq të bllokonte hetuesit që synonin arrestimin e […]

dhjetor 26, 2025 - 18:30
 0
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol.

Ai akuzohet për përpjekje për të penguar arrestimin e tij pas tentativës së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, raporton agjencia Yonhap.

Sipas prokurorëve, presidenti i shkarkuar dyshohet se u përpoq të bllokonte hetuesit që synonin arrestimin e tij në muajin janar, duke u mbyllur brenda Pallatit Presidencial.

Kjo është hera e parë që prokurorët specialë kërkojnë një dënim me burg për Jun Suk-Jeol, në kuadër të akuzave të shumta me të cilat ai përballet.