Kos: BE-ja nuk guxon të marrë “kalë troje” me zgjerimin – ende s’ka vullnet politik për votim me shumicë të kualifikuar

Talin, 13 shkurt – “Bashkimi Evropian nuk guxon të marrë një kalë troje me zgjerimin.” Këtë mesazh e dërgoi eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën për zgjerimin e BE-së… The post Kos: BE-ja nuk guxon të marrë “kalë troje” me zgjerimin – ende s’ka vullnet politik për votim me shumicë të kualifikuar first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 22:00
 0
Kos: BE-ja nuk guxon të marrë “kalë troje” me zgjerimin – ende s’ka vullnet politik për votim me shumicë të kualifikuar

Talin, 13 shkurt – “Bashkimi Evropian nuk guxon të marrë një kalë troje me zgjerimin.” Këtë mesazh e dërgoi eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën për zgjerimin e BE-së që u mbajt në Talin, Estoni.

Sipas saj, ekzistojnë pesë elemente kyçe në procesin e zgjerimit, ku i pari është se nuk duhet të ketë rrugë të shkurtra për reformat. Ajo theksoi se BE-ja duhet të mbrohet nga hapa prapa dhe propozoi që marrëveshjet e reja të anëtarësimit të përmbajnë mekanizma më të fortë mbrojtës për respektimin e vlerave themelore. Kos paralajmëroi se Mali i Zi mund të jetë vendi i parë me një marrëveshje të këtij lloji.

“Nuk ka rrugë të shkurtër për reformat. Lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve demokratike mbeten themeli i zgjerimit. Anëtarësimi i plotë në BE nuk duhet kurrë të jetë në dëm të këtyre vlerave themelore. Së dyti, pa kuaj troje. Na duhet një policë sigurimi kundër hapave prapa. Mësimi nga viti 2004 është se duhet të kemi mekanizma mbrojtës që garantojnë se anëtaret e reja do t’u përmbahen rregullave dhe se integriteti i Unionit do të mbrohet edhe pas 5, 10 apo 20 vitesh”, deklaroi Kos.

Ajo shtoi se BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin, por njëkohësisht të shpërblejë vendet kandidate që i përmbushin reformat. Lidhur me votimin me shumicë të kualifikuar, Kos tha se metodologjia e re lë hapësirë për veto në çdo hap dhe se Komisioni ka tentuar ta vendosë në tryezë propozimin për shumicë të kualifikuar, por ende mungon vullneti politik mes shteteve anëtare.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov propozoi një model të ashtuquajtur “super shumicë e kualifikuar” ose “unanimitet minus tre”.

“Ka shumë nuanca gri mes unanimitetit të plotë dhe shumicës së kualifikuar në fazat kalimtare të zgjerimit. Pse të mos kemi një super shumicë të kualifikuar, ku nëse dëshiron të bllokosh një vendim për zgjerim, duhet të gjesh edhe dy shtete të tjera anëtare që të të mbështesin – pra unanimitet minus tre”, u shpreh Dimitrov.

Panelistët theksuan se kontesti mes Shkupit dhe Sofjes ka treguar se një shteti anëtar i jepet fuqi joproporcionale në raport me një vend kandidat.

Politologja Brigid Laffan, profesoreshë në Qendrën për Studime të Avancuara “Robert Schuman” pranë Institutit Universitar Evropian, tha se çështja bilaterale me Bullgarinë është inkorporuar në vetë procesin e zgjerimit, gjë që sipas saj është e pashëndetshme dhe joproduktive, pasi krijon situatë ku një shtet anëtar ka fuqi të tepruar ndaj një kandidati.

Ndërkaq, eurodeputetja sllovene Irena Joveva deklaroi se disa vende anëtare harrojnë si dhe kur janë anëtarësuar, duke përmendur Bullgarinë si shembull, për shkak të problemeve me fqinjët, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut. “Kjo është nacionalizëm i pastër dhe nuk është justifikim për atë që po bëhet”, theksoi ajo.

Mesazhi i përgjithshëm nga Talini ishte se duhet të forcohet besimi si mes shteteve anëtare, ashtu edhe te qytetarët e BE-së, pasi pa këtë besim, zgjerimi nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm.

The post Kos: BE-ja nuk guxon të marrë “kalë troje” me zgjerimin – ende s’ka vullnet politik për votim me shumicë të kualifikuar first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.