Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan

Shkup, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim miqësor me kryetarin e Komunës së Studeniçan, Ejup Abazi, ku në fokus të bisedës kanë qenë mundësitë… The post Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 22:00
 0
Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan

Shkup, 13 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim miqësor me kryetarin e Komunës së Studeniçan, Ejup Abazi, ku në fokus të bisedës kanë qenë mundësitë për bashkëpunim institucional dhe projektet investuese në interes të qytetarëve.

Sali theksoi se në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, me qëllim realizimin e investimeve që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës. “Takim miqësor me kryetarin e Komunës së Studeniçanit, Ejup Abazi, ku diskutuam mbi bashkëpunimet e mundshme në nivel qendror dhe investimet që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në statusin e tij.

Nga ana tjetër, bashkëpunimi ndërinstitucional u vlerësua si i rëndësishëm për zhvillimin lokal, veçanërisht në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe sociale që ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e jetesës së banorëve.

Takimi u cilësua si hap drejt forcimit të komunikimit dhe partneritetit ndërmjet institucioneve qendrore dhe pushtetit lokal.

The post Sali: Me Ejup Abazi diskutuam investimet për Studeniçan first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.