KosovaPress: Grubi në Prishtinë?

Agjencia kosovare e lajmeve Kosovapress ka shkruar se një burim i saj ka pretenduar se e ka parë në Prishtinë, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasditën e së mërkurës, raporton KosovaPress. Sipas medias, Grubi i cili gjendet në arrati që nga dhjetori i vitit 2024, e që është futur në listën e zezë të Shteteve të […]

Jan 8, 2026 - 14:00
 0
KosovaPress: Grubi në Prishtinë?

Agjencia kosovare e lajmeve Kosovapress ka shkruar se një burim i saj ka pretenduar se e ka parë në Prishtinë, ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, pasditën e së mërkurës, raporton KosovaPress.

Sipas medias, Grubi i cili gjendet në arrati që nga dhjetori i vitit 2024, e që është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka lëvizur në një zonë jo larg qendrës së kryeqytetit të Kosovës, i shoqëruar nga dy fëmijë.

Grubi, siç insiston burimi i Kosovapress, ishte i veshur me një xhup dimri, rroba e kapelë sportive ndërsa ka lëshuar edhe pak mjekërr.

Lajmi i plotë i publikuar në Kosovapress