KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës në periudhë jozgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar të mundësojë shërbimin për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës edhe në periudhë jozgjedhore. Ofrimi i këtij shërbimi në periudhë jozgjedhore është obligim për KQZ-në nga Ligji Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ka për qëllim të lejojë ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda

Prill 8, 2026 - 15:30
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës në periudhë jozgjedhore
kqz-fillon-ofrimin-e-sherbimit-per-nderrimin-e-qendres-se-votimit-brenda-komunes-ne-periudhe-jozgjedhore

kqz-fillon-ofrimin-e-sherbimit-per-nderrimin-e-qendres-se-votimit-brenda-komunes-ne-periudhe-jozgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar të mundësojë shërbimin për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës edhe në periudhë jozgjedhore.

Ofrimi i këtij shërbimi në periudhë jozgjedhore është obligim për KQZ-në nga Ligji Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ka për qëllim të lejojë ndërrimin e qendrës së votimit vetëm brenda komunës ku është i caktuar votuesi.

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.

Gjatë ofrimit të këtij shërbimi, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë/mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:

1.      përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose

2.      duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.

Pas paraqitjes së kërkesës, ajo do të trajtohet brenda një afati të shkurtër dhe votuesi do të njoftohet me kohë.

Ndërkaq, ndërrimi i qendrës së votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.

Për të kaluar nga një qendër votimi e një komune, në qendrën e votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.

Çdo ndryshim i adresës së banimit, pas një kohe do të pasqyrohet  në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese.