KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Slogani i këtij procesi zgjedhor do të jetë “Vota jote për Kosovën 2025”. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën

Jan 28, 2025 - 20:00
 0  5
KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
kqz-miraton-sloganin-e-zgjedhjeve:-`vota-jote-per-kosoven-2025`

kqz-miraton-sloganin-e-zgjedhjeve:-`vota-jote-per-kosoven-2025`

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Slogani i këtij procesi zgjedhor do të jetë “Vota jote për Kosovën 2025”.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, dhe ka nënvizuar se angazhimi i KQZ-së është maksimal për të siguruar një proces zgjedhor me integritet dhe pa asnjë lloj ndikimi.

“Mos harroni, fuqia juaj qëndron në votën tuaj. ‘Vota Jote për Kosovën’ është mesazhi që bartim për të inkurajuar pjesëmarrjen tuaj aktive në këto zgjedhje të rëndësishme për vendin tonë,” shtoi Radoniqi.

Në një postim në Facebook, Radoniqi theksoi rëndësinë e procesit zgjedhor për zhvillimin demokratik të shtetit.

“Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, janë një mundësi për ju që të ushtroni të drejtën tuaj kushtetuese për të votuar. Përmes votës suaj të lirë, ne dëshmojmë zhvillimin demokratik të shtetit tonë,” deklaroi Radoniqi./RTK