KQZ: Shënimet për LVV nuk janë vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës në New York

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas raportimeve se në hyrje të Konsullatës së Kosovës në New York është vendosur një letër me shënime që lidhen me numrat e Lëvizjes Vetëvendosje, në ditën kur qytetarët po votojnë në përfaqë...

qershor 6, 2026 - 22:31
KQZ: Shënimet për LVV nuk janë vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës në New York
kqz:-shenimet-per-lvv-nuk-jane-vendosur-ne-deren-e-konsullates-se-kosoves-ne-new-york

kqz:-shenimet-per-lvv-nuk-jane-vendosur-ne-deren-e-konsullates-se-kosoves-ne-new-york

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas raportimeve se në hyrje të Konsullatës së Kosovës në New York është vendosur një letër me shënime që lidhen me numrat e Lëvizjes Vetëvendosje, në ditën kur qytetarët po votojnë në përfaqësi diplomatike për zgjedhjet e parakohshme.

KQZ ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se zyrtarët janë duke ofruar udhëzime për zhvillimin e procesit të votimit sipas ligjit dhe procedurave.

“KQZ është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe zyrtarët tanë janë duke ofruar vazhdimisht udhëzimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të votimit sipas ligjit dhe procedurave”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin konkret, KQZ sqaron se shënimet e publikuara nuk janë vendosur në derën e konsullatës, por në një derë tjetër brenda objektit ku ndodhet edhe misioni diplomatik.

“Lidhur me rastin në fjalë, jemi njoftuar nga misioni diplomatik se kjo letër me shënime nuk është vendosur në derën e konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që poashtu është në katin e 3 ku është e vendosur konsullata”, thuhet në sqarim.

Sipas KQZ-së, fotografia e publikuar nuk paraqet hyrjen e Konsullatës së Kosovës.

“Pra, këto shënime nuk janë vendosur as para derës hyrëse të konsullatës dhe fotografia e publikuar tregon se letra është në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër derës është shigjeta që tregon për konsullatën në drejtimin e kundërt”, thotë njoftimi.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.