Krasniqi takon Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane: Vendi ka nevojë për një qeveri stabile dhe të përgjegjshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, kanë pritur të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Krasniqi ka thënë se ka pasur një diskutim të hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë […]

shkurt 19, 2025 - 14:00
 0  5
Krasniqi takon Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane: Vendi ka nevojë për një qeveri stabile dhe të përgjegjshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, kanë pritur të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Krasniqi ka thënë se ka pasur një diskutim të hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike, ashtu siç e meriton Kosova.

“PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur. SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.