Krerët e OVL UÇK-së kërkojnë nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë e luftës për çlirim

Krerët e OVL UÇK-së sot janë pritur nga ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund. “Sot kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund”, thuhet në postimin e kësaj organizate. “Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka

gusht 5, 2025 - 18:00
 0
Krerët e OVL UÇK-së kërkojnë nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë e luftës për çlirim
Krerët e OVL UÇK-së kërkojnë nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë e luftës për çlirim

Krerët e OVL UÇK-së kërkojnë nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë e luftës për çlirim

Krerët e OVL UÇK-së sot janë pritur nga ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund.

“Sot kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund”, thuhet në postimin e kësaj organizate.

“Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat, nga koha e luftës, tek rindërtimi institucional, deri te përkrahja për zhvillimin demokratik dhe shtetndërtimin”.

Veteranët kërkuan nga Suedia që të ngre zërin për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës së shqiptarëve për liri.

“Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mbështetur në të vërtetën”.

“Nga Suedia, si shtet mik dhe partner i qëndrueshëm, kërkuam që ta përdorë zërin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”