KRRE nesër vendos për tarifën e re të energjisë elektrike, Mickoski: Do të jetë rritje minimale
Komisioni rregullator për energjetikë nesër në konferencë për shtyp do t’i kumtojë vendimet lidhur me çmimin e sistemit përçues dhe distributiv për energjinë elektrike (MEPSO, Elektro-distribuimi, MEMO). SHA EMV në tenderin e fundit të EVN HOUM ofroi çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i […]
![KRRE nesër vendos për tarifën e re të energjisë elektrike, Mickoski: Do të jetë rritje minimale](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2023/09/EVN-Maqedoni.png)
Komisioni rregullator për energjetikë nesër në konferencë për shtyp do t’i kumtojë vendimet lidhur me çmimin e sistemit përçues dhe distributiv për energjinë elektrike (MEPSO, Elektro-distribuimi, MEMO).
SHA EMV në tenderin e fundit të EVN HOUM ofroi çmim prej 62 eurove për megavat orë që është për dy euro më i lartë se çmimi i deritanishëm që SHA EMV ia shiste furnizuesit universal. Ky çmim ka ndikim më të madh ndaj çmimit të rrymës të cilën qytetarët do ta paguajnë nga 1 janari.
Kryeminsitri Hristian Mickoski tha se nuk pret ndryshime të mëdha në çmimin e rrymës, ndërsa nëse vjen deri te diçka e tillë atëherë sipas tij, rritja do të duhej të jetë minimale prej një deri tre për qind.