KRRE ul çmimin e eurodizelit për 2 denarë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për uljen e çmimeve The post KRRE ul çmimin e eurodizelit për 2 denarë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka miratuar vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, me një ulje mesatare prej 0,60 për qind në krahasim me vendimin e datës 18.12.2025.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i eurodizelit (EURODIZEL BS D-E V) ulet për 2,00 denarë për litër. Ndërkohë, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri EL-1 dhe mazutit M-1 SU, mbeten të pandryshuara.
Nga data 20.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS-95 – 71,00 denarë për litër
- Benzinë motori EUROSUPER BS-98 – 73,00 denarë për litër
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 64,50 denarë për litër
- Vaj për djegie ekstra i lehtë EL-1 – 65,50 denarë për litër
- Mazut M-1 SU – 32,635 denarë për kilogram
KRRE njofton se çmimet janë përcaktuar në bazë të lëvizjeve në tregjet botërore të derivateve të naftës dhe kursit të këmbimit të denarit.
The post KRRE ul çmimin e eurodizelit për 2 denarë, çmimet e benzinave mbeten të pandryshuara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .