Maqedonia e Veriut kryeson si vendi më i ndotur në Evropë: Alarm për rrezikun serioz për shëndetin
Maqedonia kryeson listën e vendeve më të ndotura në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga harta e Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), e cila monitoron indeksin e cilësisë së The post Maqedonia e Veriut kryeson si vendi më i ndotur në Evropë: Alarm për rrezikun serioz për shëndetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Maqedonia kryeson listën e vendeve më të ndotura në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga harta e Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), e cila monitoron indeksin e cilësisë së ajrit në vendet evropiane. Të dhënat tregojnë se vendi renditet në kategorinë më të keqe për përqendrimet e grimcave PM2.5 dhe PM10, me ndotje jashtëzakonisht të lartë të ajrit.
Sipas matjeve, përqendrimet e grimcave PM2.5 në Maqedoni janë disa herë mbi kufirin maksimal të lejuar prej 25 mikrogramësh për metër kub, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin publik. Këto grimca konsiderohen ndër ndotësit më të rrezikshëm, pasi depërtojnë thellë në mushkëri dhe mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut.
Edhe pse vitin e kaluar Maqedonia u rendit e 59-ta nga 180 vende në botë sipas Indeksit të Performancës Mjedisore, situata reale e cilësisë së ajrit mbetet alarmante. Në renditjen globale për ndotjen e ajrit, vendi ishte vetëm i 128-ti, çka tregon një hendek të madh mes politikave formale mjedisore dhe gjendjes faktike në terren.
Profesori Trajçe Stafilov nga Instituti i Kimisë thekson se ndotja nga grimcat buron kryesisht nga djegia e naftës, derivateve të naftës dhe qymyrit, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.
“Që nga viti 2002, çdo pesë vjet kemi realizuar hulumtime mbi ndotjen e ajrit, sidomos në rajonet me ndotje historike industriale, përmes biomonitorimit me myshqe. Marrim mostra nga të njëjtat vende për të ndjekur trendet e ndotjes. Prania e kadmiumit, plumbit dhe zinkut – si pasojë e punës së Shkritores së Velesit, minierave në pjesën lindore të vendit, Jugohromit dhe Makstilit – vazhdon të jetë shqetësuese. Mund të konfirmojmë se ndotja e evidentuar në fillim të hulumtimeve ishte e pranishme edhe në vitin 2020. Këtë vit kemi marrë mostra të reja dhe po i analizojmë, por nuk presim ndryshime të mëdha,” deklaroi Stafilov në një forum shkencor të organizuar nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.
Ekspertët paralajmërojnë se pa masa konkrete dhe të menjëhershme për uljen e emetimeve, cilësia e ajrit do të vazhdojë të mbetet një nga sfidat më serioze mjedisore dhe shëndetësore në vend.
The post Maqedonia e Veriut kryeson si vendi më i ndotur në Evropë: Alarm për rrezikun serioz për shëndetin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .