Kryeparlamentari Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, z. Amer Kapetanoviq
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, z. Amer Kapetanoviq. “Kisha kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, z. Amer Kapetanoviq, të cilin e përgëzova për emërimin e tij në këtë pozitë. Diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm, si […]

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, z. Amer Kapetanoviq.
“Kisha kënaqësinë të takoj Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal, z. Amer Kapetanoviq, të cilin e përgëzova për emërimin e tij në këtë pozitë. Diskutuam mbi bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal. Theksova rolin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal në stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, potencova angazhimin dhe gatishmërinë e Kuvendit për të inkurajuar më tej bashkëpunimin rajonal në realizimin e aspiratave tona të përbashkëta”, ka deklaruar Gashi.