Kryetari i Bujanocit takoi Vuçiqin, kërkon të drejta dhe më shumë investime për shqiptarët
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, janë pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjatë takimit, Pajaziti ka shpalosur nevojat dhe kërkesat kryesore të komunës së Bujanocit, duke kërkuar rritjen e mjeteve nga transferi qendror, rinovimin urgjent të dy shkollave […] The post Kryetari i Bujanocit takoi Vuçiqin, kërkon të drejta dhe më shumë investime për shqiptarët appeared first on InfoShqip.com.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, së bashku me Kryetarin e Kuvendit Komunal, Driton Rexhepi, janë pritur sot në takim nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë takimit, Pajaziti ka shpalosur nevojat dhe kërkesat kryesore të komunës së Bujanocit, duke kërkuar rritjen e mjeteve nga transferi qendror, rinovimin urgjent të dy shkollave shqipe, si dhe mbështetje ad hoc për një projekt të ujit të pijshëm.
Në fokus të diskutimit ishte edhe infrastruktura, ku u prezantuan projekte të tjera zhvillimore, për të cilat palët u dakorduan që të detajizohen më tej me ministritë përkatëse. Sipas Pajazitit, është çështje ditësh kur do të nisin disa projekte infrastrukturore në komunë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe obligimeve të marra nga qeveria, duke insistuar në përfshirjen proporcionale të shqiptarëve në organet shtetërore, me theks të veçantë në polici.
Si hap të parë drejt ndërtimit të besimit të ndërsjellë, është propozuar njohja e diplomave, ndërsa u trajtua edhe çështja e ndjeshme e pasivizimit të adresave, me kërkesën për ndalimin e këtij fenomeni dhe rikthimin e adresave të qytetarëve të prekur.
Në aspektin ekonomik, Pajaziti theksoi se Bujanoci ka nevojë për investime të reja që gjenerojnë vende pune, ndërsa pjesë e diskutimit ishte edhe energjia, veçanërisht shtrirja e gazifikimit në komunë. Po ashtu, ai kërkoi edhe lejimin e hapjes së Konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc. Në fund të takimit, palët u pajtuan që çështjet e diskutuara të kenë afat optimal të realizimit në praktikë dhe që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me praninë e ministrave përkatës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.(INA)
The post Kryetari i Bujanocit takoi Vuçiqin, kërkon të drejta dhe më shumë investime për shqiptarët appeared first on InfoShqip.com.