Kryetari i Çairit, Mexhiti: Bashkëpunim rajonal shqiptar: Nga Çairi në Tetovë drejt zhvillimit lokal
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti njoftoi se sot u zhvillua një takim i rëndësishëm në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku morën pjesë përfaqësues nga The post Kryetari i Çairit, Mexhiti: Bashkëpunim rajonal shqiptar: Nga Çairi në Tetovë drejt zhvillimit lokal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti njoftoi se sot u zhvillua një takim i rëndësishëm në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, ku morën pjesë përfaqësues nga Çairi, Prizreni, Tuzi, Gjakova, Gostivari, Bujanoci, Vrapçishti, Vushtrria, Peja dhe Presheva.
“Ky takim ishte hap drejt koordinimit të përbashkët dhe shkëmbimit të përvojave, duke e kthyer bashkëpunimin në veprim të drejtpërdrejtë mes komunave edhe përtej kufijve shtetërorë”, tha Izet Mexhiti.
Diskutimet u fokusuan tek projektet që nisin në gjysmën e dytë të vitit 2026, identifikimi i mundësive për financim nga fondet evropiane, si dhe forcimi i lidhjeve institucionale dhe rritja e koordinimit mes komunave. “Gjithashtu, trajtuam iniciativa për zhvillimin ekonomik, turizëm, projekte sociale dhe infrastrukturë, fusha që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë”, theksoi ai.
Izet Mexhiti gjithashtu nënvizoi rëndësinë e decentralizimit:
“Komunat duhet të kenë më shumë fuqi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë hapësirë për të vepruar, në mënyrë që të ndërtojnë politika efektive dhe të sjellin zhvillim për qytetarët.”
Takimi i sotëm shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit rajonal ndërkomunal shqiptar, me fokus në projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gazeta Flaka
The post Kryetari i Çairit, Mexhiti: Bashkëpunim rajonal shqiptar: Nga Çairi në Tetovë drejt zhvillimit lokal appeared first on Flaka, në çdo lajm... .