Kryetarja e Antikorrupsionit, Dimitrovska e dyshuar në rastin “Aditiv”, Gjykata ia mori pasaportën dhe të drejtën e punës
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, sot pasdite është thirrur dhe dërguar në Gjykatën Penale, konfirmoi Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Për momentin nuk po zbulojnë detaje, por ajo që dihet është se Dimitrovska është thirrur për rastin “Aditiv”, transmeton Portalb.mk. “Në kuadër të rastit ‘Aditiv’, […]


Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, sot pasdite është thirrur dhe dërguar në Gjykatën Penale, konfirmoi Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Për momentin nuk po zbulojnë detaje, por ajo që dihet është se Dimitrovska është thirrur për rastin “Aditiv”, transmeton Portalb.mk.
“Në kuadër të rastit ‘Aditiv’, nga provat e mbledhura është lëshuar Urdhri për hetimin edhe për tre persona të tjerë. Lidhur me krimet për të cilat akuzohen dhe veprimet që kanë bërë gjatë ditës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Gjykata Penale ka pranuar propozimin e Prokurorisë në lidhje me masën e kujdesit për Dimitrovskën, duke i marrë dokumentet e udhëtimit, si dhe ndalesën për ndërmarrjen e aktiviteteve të caktuara të punës lidhur me veprën penale.
Prokuroria sot raportoi se Dimitrovska dyshohet për veprën penale të zbulimit të sekretit zyrtar, pas kontrollit që ka bërë prokuroria në telefonat të një pjese të të akuzuarve në rastin “Aditiv”.
Vitin e kaluar, IRL botoi storjen investigative ku zbuluan se si një nëpunëse postare pa përvojë në biznesin e kimikateve u shiti Elektranave aditiv disa herë më shtrenjtë se vlera e tij aktuale e tregut dhe se si zyrtarë të lartë të qeverisë i mundësuan asaj qasje në tenderat shumë milionëshe të EMV-së.
Gjashtë drejtorë nga SHA Elektranat dyshohen për pastrim parash dhe abuzime në procedurat e tenderit në kompaninë shtetërore dhe dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit llogaritet në 6.5 milionë euro. Gjithsej 23 persona janë përfshirë në operacionin e koduar “Aditiv” dhe lënda udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
- LEXO: Njëmbëdhjetë të arrestuar për furnizimet e dyshimta me derivate në RMV, Vasko Kovaçevski në arrati
- LEXO: Aksion policor në Shkup, Policia arrestoi edhe ish-drejtorin dhe djalin e deputetit të BDI-së në lidhje me keqpërdorimin e derivateve
Kujtojmë se së fundmi KShPK-ja doli me rekomandime me të cilat praktikisht hapet rruga për mbylljen e institucioneve, akt që të kujton punën e përbërjeve të kaluara të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët nuk treguan integritet dhe funksionuan në një linjë me Qeverinë.