Ministria do të shpërblejë nxënësit dhe mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut që kanë fituar vendet e para në gara shtetërore
Nxënësit dhe mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut do të shpërblehen nga Ministria për Arsim dhe Shkencë nëse kanë arritur të marrin vendin e parë në gara shtetërore, transmeton Portalb.mk. “Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga mësimdhënësi i tij për pagesë të shpërblimit në të holla për vendin e pare të fituar në garë në nivel shtetëror […]


Nxënësit dhe mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut do të shpërblehen nga Ministria për Arsim dhe Shkencë nëse kanë arritur të marrin vendin e parë në gara shtetërore, transmeton Portalb.mk.
“Kërkesa nga nxënësi, gjegjësisht nga mësimdhënësi i tij për pagesë të shpërblimit në të holla për vendin e pare të fituar në garë në nivel shtetëror në vitin shkollor, dorëzohen në Ministri më së voni deri me 31 dhjetor të vitit vijues kur është organizuar gara”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Kjo mundësi do të jetë për nxënësit dhe mësimdhënësit nga arsimi fillor dhe i mesëm, vetëm se garat duhet të jenë organizuar nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve në Maqedoninë e Veriut.
“Nxënësi së bashku me mësimdhënësin i cili e ka përgatitur për garë, duhet të dorëzoj Fletëparaqitje elektronike të portalit: http://e-uslugi.mon.gov.mk ku në shtojcë i dorëzon edhe dokumentet tjera”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.