Kryevepër nga Tare, Milan po e transferon mesfushorin 50 milionësh me parametra zero
Një super përforcim nga Igli Tare. Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja. Rosonerët kanë siguruar tashmë pëforcimin e parë për sezonin e ri me Luka […]


Një super përforcim nga Igli Tare.
Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.
Rosonerët kanë siguruar tashmë pëforcimin e parë për sezonin e ri me Luka Modric që do ti bashkohet skuadrës pas Botërorit të Klubeve.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan është vënë në lëvizje për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Thomas Partey.
32-vjeçarit i skadon kontrata me Topçinjtë në fund të këtij muaji dhe Tare synon afrimin e ganezit me parametra zero.
Partey u transferua te Arsenali nga Atletico në vitin 2020 për 50 milionë euro dhe tani Rosonerët mund ta transferojnë me parametra zero.
