“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vazhdojnë me ngacmime në rrjete sociale

Raporti mes Elijonës dhe Klodit, i lindur gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të jetë aktiv edhe pas përfundimit të formatit, me ndërveprime të shpeshta dhe plot humor në rrjete sociale. Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shpesh për afërsinë dhe momentet e tyre të veçanta, duket […]

Prill 26, 2026 - 21:00
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vazhdojnë me ngacmime në rrjete sociale

Raporti mes Elijonës dhe Klodit, i lindur gjatë edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, po vazhdon të jetë aktiv edhe pas përfundimit të formatit, me ndërveprime të shpeshta dhe plot humor në rrjete sociale.

Dyshja, e cila gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shpesh për afërsinë dhe momentet e tyre të veçanta, duket se e ka ruajtur të njëjtin raport edhe jashtë kamerave, duke vazhduar komunikimin me ngacmime miqësore.

Së fundmi, gjatë pushimeve të Elijonës në Egjipt, ajo ka ndarë disa fotografi nga udhëtimi i saj.

Në një prej postimeve, Klodi ka reaguar me humor duke i shkruar: “Kujdes me këto postimet”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Nga ana tjetër, kur Klodi ka publikuar imazhe nga pushimet e tij në jug të vendit, Elijona i është përgjigjur në mënyrë po aq lozonjare në komente, duke kërkuar autorësinë e një fotoje me mbishkrimin: “cr: last pic @elijona”, ndërsa Klodi ia ktheu me shaka: “Hera e parë që po frymëzon ngl”.

Çdo ndërveprim i tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve, të cilët i ndjekin me interes dinamikat mes tyre edhe pas daljes nga formati.