Kujdes: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka raportuar herët këtë mëngjes për vështirësi serioze në qarkullimin rrugor, si pasojë e reshjeve të dendura të borës, ngricave dhe përkeqësimit të ndjeshëm The post Kujdes: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 3, 2026 - 13:30
 0
Kujdes: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka raportuar herët këtë mëngjes për vështirësi serioze në qarkullimin rrugor, si pasojë e reshjeve të dendura të borës, ngricave dhe përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve të motit në disa pjesë të vendit.

Si rrugë të vështira për t’u kaluar janë listuar:

  • Shkup – Tetovë
  • Tetovë – Gostivar
  • Mavrovë – Dibër
  • Kërçovë – Ohër
  • Kozjak – Shkup

Si dhe disa rrugë rajonale në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas QMK-së, në numrin e emergjencës 112 janë raportuar disa raste të automjeteve të bllokuara, si dhe një rrëshqitje nga rruga.

QMK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, të ndjekin udhëzimet e institucioneve kompetente dhe të përdorin pajisje dimërore.

Ndërkohë, për shkak të mbulesës së borës në rrugë, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) ka futur përdorimin e detyrueshëm të zinxhirëve të borës për të gjitha automjetet në aksin Lisec – Kodra e Diellit, duke filluar nga ora 21:00 e datës 2 janar 2026.

Kjo masë është vendosur për shkak të pjerrësive të mëdha dhe kthesave të mprehta në këtë segment rrugor, ku mosrespektimi i rregullave shpesh shkakton bllokime dhe vonesa. Autoritetet njoftojnë se kontrollet policore do të intensifikohen, veçanërisht për shkak të qarkullimit të shtuar gjatë periudhës së festave. Gazeta Flaka

The post Kujdes: Vështirësi në kalimin e rrugëve Shkup–Tetovë–Gostivar dhe Mavrovë–Dibër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .